Për t’u ardhur në ndihmë Institucioneve të Arsimit të Lartë për kryerjen e procedurës së akreditimit në përputhje me legjislacionin shqiptar të arsimit të lartë si dhe për të rritur efiçencën dhe transparencën në realizimin e këtyre proceseve, APAAL ka përgatitur “Procedurën dhe Afatet për Vlerësimin e Cilësisë për Akreditimin e Programeve të Studimit dhe të Institucioneve të Arsimit të Lartë”
Ky material është hartuar për të dhënë detaje për çdo hap që ndiqet në procesin e vlerësimit, në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit. Njëkohësisht, kjo procedurë rregullon marrëdhënien ndërinstitucionale midis Institucioneve të Arsimit të Lartë, Agjencisë së Akreditimit, Këshillit të Akreditimit dhe Ministrisë Përgjegjëse, në lidhje me detyrimet dhe angazhimet që dalin gjatë realizimit të proceseve të akreditimit në institucionet e arsimit të lartë. Për të shfeltuar materialin në formatin .pdf, klikoni në linkun e mëposhtëm. Materiali i printuar do t'ju vihet në dispozicion institucioneve që janë në proces akreditimi ose që aplikojnë për fillimin e procesit.
APAAL

Manual 
për procedurën dhe afatet për vlerësimin e cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të studimit