NJOFTIME

Njoftim

Njoftim Njoftim për aplikim për ekspert të vlerësimit në APAAL. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë shpall konku... Read more...

Call for experts

The Public Agency for Accreditation of Higher Education and the Council of Accreditation are public institutions respons... Read more...

Raporti vjetor APAAL 2012

APAAL ka publikuar raportin vjetor 2012.Për më shumë informacion klikoni Read more...
Previous
Next
  • Njoftim

    Njoftim

  • Call for experts

  • Raporti vjetor APAAL 2012

  • Articles View Hits : 1251935

 Ekspertët e vlerësimit dhe konsulentët e jashtëm 

Në ushtrimin e veprimtarisë së saj të vlerësimit, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Akreditimit aktivizojnë dhe bashkëpunojnë me ekspertë të jashtëm të vlerësimit dhe/apo konsulentë. Ekspertët e vlerësimit duhet të kenë kualifikimet e duhura për llojin e vlerësimit që do të kryejnë, si dhe duhet të jenë të pavarur për të dhënë një gjykim të drejtë dhe pa ndikime, duke shmangur çdo konflikt të mundshëm interesi.  Çdo ekspert vlerësimi duhet të nënshkruajë një deklaratë ku garanton për pavarësinë në veprimtarinë e tij dhe mungesën e konfliktit të interesit. Institucionit që  vlerësohet duhet t’i jepet mundësia të komentojë në mënyrë të argumentuar mbi ekspertët e vlerësimit, para miratimit të tyre në Këshillin e Akreditimit. Ekspertët e vlerësimit janë të detyruar të trajtojnë të gjitha materialet dhe rezultatet e vlerësimit si krejtësisht konfidenciale. Mbështetur në dosjen e vetëvlerësimit dhe vizitat në vend, vlerësuesit  përpilojnë raportet e vlerësimit të jashtëm të cilësisë, të cilin e dorëzojnë për procedura të mëtejshme në Agjencinë Publike të  Akreditimit të Arsimit të Lartë. Anëtarë të grupeve të vlerësimit mund të jenë dhe ekspertë të huaj. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Akreditimit mund të thërrasin edhe ekspertë konsulentë të jashtëm, për t’i ndihmuar me mendime dhe propozime për kriteret dhe metodat e vlerësimit, për rrugët dhe format e rritjes së cilësisë në arsimin e lartë, si dhe hartimin e dokumenteve që ndihmojnë procesin në tërësi.  Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshilli i Akreditimit propozojnë të dhëna për zgjerimin dhe rifreskimin e bazës së të dhënave të ekspertëve të vlerësimit dhe të konsulentëve, vendas apo të huaj.