NJOFTIME

Njoftim

Njoftim Njoftim për aplikim për ekspert të vlerësimit në APAAL. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë shpall konku... Read more...

Call for experts

The Public Agency for Accreditation of Higher Education and the Council of Accreditation are public institutions respons... Read more...

Raporti vjetor APAAL 2012

APAAL ka publikuar raportin vjetor 2012.Për më shumë informacion klikoni Read more...
Previous
Next
  • Njoftim

    Njoftim

  • Call for experts

  • Raporti vjetor APAAL 2012

  • Articles View Hits : 1244034

VEPRIMTARITË DHE PROCESI I VLERËSIMIT (RREGULLORJA E AKREDITIMIT)

 

Neni 10
Veprimtaritë e vlerësimit
1. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë apo një agjenci tjetër akreditimi, kryen veprimtari lidhur me vlerësimin e jashtëm të cilësisë, efikasitetit dhe efiçiencës të veprimtarive institucionale të institucioneve të arsimit të lartë.
2. Të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe programet e tyre i nënshtrohen procesit të vlerësimit paraprak, vlerësimit për akreditimin e parë dhe vlerësimit për akreditimin periodik.
3. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në vlerësimin paraprak dhe atë për akreditimin, vlerëson aspektet institucionale dhe akademike të përshtatshme për qëllimin e vlerësimit. Aspektet e përgjithshme dhe të veçanta të vlerësimit, elementët përbërës dhe kriteret e procedurat që ndiqen për vlerësimin institucional dhe/ose të programeve, përcaktohen me akte nënligjore të Ministrtit të Arsimit dhe Shkencës.
4. Gjatë procesit paraprak mbi bazë dokumentacioni dhe vlerësimin për akreditimin e parë, vlerësohen si aspektet institucionale, ashtu dhe ato të programeve që institucioni ofron. Në këtë proces vlerësohet gjithashtu shkalla e përputhjes ndërmjet objektivave, nivelit dhe kompetencave profesionale të synuara të programit të studimit dhe kurrikulës së ofruar, si dhe respektimin e rekomandimeve të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, për hartimin e planeve mësimore e programeve të disiplinave të ndryshme.
5. Në procesin e vlerësimit për akreditimin periodik, vlerësohen kryesisht aspektet institucionale dhe progresi i tyre në vijimësi nga akreditimit i mëparshëm si dhe Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë së vetë institucionit. Në këtë fazë rishqyrtohen dhe përmbushja e rekomandimeve apo vërejtjeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm.Agjencia Publike e Akreditimit e Arsimit të Lartë 
6. Për garantimin e cilësisë në vijimësi, në periudhën midis dy akreditimeve, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë përcakton kriteret dhe parametrat për vlerësimin e vazhdueshëm të strukturave didaktike e kërkimore universitare, duke parashikuar për këtë edhe kontributin e vetëvlerësimit dhe verifikimet e kryera. Këto kritere janë të njëjta edhe për rastet e vlerësimeve në vijim të akreditimit me kusht, për fitimin e akreditimit pozitiv përfundimtar.
7. Në vlerësimin e jashtëm (të programeve të studimit, me synim akreditimin e tyre, përveç vlerësimit sipas pikës 2,) agjencia vlerësuese përdor edhe kritere dhe indikatorët të tjerë vlerësimi, në përshtatshmëri edhe me fushën e veçantë disiplinore. Kriteret dhe indikatorët bëhen publikë, para fillimit të procesit të vlerësimit të brendshëm të cilësisë
8. Në veprimtarinë e vlerësimit, agjencia duhet të përdorë analizat dhe krahasimin e indikatorëve cilësorë dhe sasiorë, të rezultateve të raportit të vlerësimit të jashtëm të ekspertëve, duke vlerësuar dhe duke u mbështetur gjithashtu edhe në raportin e vetëvlerësimit, kur ky i fundit është objektiv.
Neni 11
Procedura e vlerësimit
1. Institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat kërkojnë t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të jashtëm për akreditimin e parë, drejtojnë kërkesën e tyre për fillimin e këtij procesi, së paku 1 vit para përfundimit të studimeve në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshillin e Akreditimit.
2. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Akreditimit, harton planin e akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën e tyre.
3. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Akreditimit, sipas planit të akreditimit të miratuar, fillon procesin e vlerësimit të jashtëm, jo më vonë se dy muaj nga data që Agjencia Publike e Akreditimit e Arsimit të Lartë institucioni ka dorëzuar raportin përfundimtar të vlerësimit të brendshëm të cilësisë.
4. Ministri i Arsimit dhe Shkencës mund t’i kërkojë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshillit të Akreditimit përfshirjen në planin e vlerësimeve, edhe për institucione të reja të cilat janë në prag të dhënies së diplomave por nuk kanë bërë kërkesë për fillimin e këtij procesi dhe për institucione të akredituara që nuk kanë bërë kërkesë e që kanë kaluar afatin kohor gjashtë vjet, të përcaktuar në ligj, për riakreditim.
5. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ngre grupet e vlerësuesve sipas fushave dhe i miraton ato në Këshillin e Akreditimit.
6. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë mbikëqyr në tërësi procesin dhe siguron që ai të kryhet me korrektësi, në përputhje me procedurat e kriteret e vlerësimit, me objektivitet, transparencë dhe në barazi të plotë midis IAL-ve.
7. Agjencitë e tjera e kryejnë këtë proces sipas parashikimeve në këtë rregullore, me vlerësuesit e tyre dhe sipas planifikimeve për të cilat ato bien dakord me institucionet e arsimit të lartë.
8. APAAL bën publike të gjitha raportet e vlerësimeve, aktet e Këshillit të Akreditimit dhe vendimin përfundimtar për akreditimet e kryera.
9. APAAL harton dokumente informuese për procesin e vlerësimit dhe ua bën të njohura ato, Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Neni 12
Afatet kohore të vlerësimit dhe akreditimit
1. Vlerësimi institucional dhe i programeve të studimit zgjat jo më shumë se 6 muaj, në varësi nga konteksti i vlerësimit (paraprak mbi bazë dokumentacioni, për akreditimin e parë apo akreditimin periodik), objekti i vlerësimit, (institucional, i programeve, apo vlerësim i kombinuar institucional /programor) si dhe nga numri i programeve në vlerësim dhe/ose madhësia e institucionit që vlerësohet