PROCEDURA PËR VLERËSIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT DHE INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË NE KUADËR TË AKREDIMIT TË PARË DHE PERIODIK
1.Kërkesa dhe shqyrtimi i saj për fillimin e një Procesi Vlerësimi
1.a Paraqitja e kërkesës për vlerësim në nivel programesh dhe/ose institucional bëhet nga :
1.b Shqyrtimi i kërkesës
2.Miratimi i kërkesës të IAL për vlerësim nga KA.
2.a Kërkesa me dokumentacionin përkatës shqyrtohen fillimisht
nga APAAL. Nëse ajo është në përputhje me rregullat e paraqitjes së kërkesës nga IAL për vlerësim e akreditim, dhe nëse ekzistojnë mundësitë kohore dhe/ose financiare, kërkesa i kalohet për shqyrtim KA
2.b Pasi kërkesa shqyrtohet, ajo miratohet, nuk miratohet (për mosplotësimin e kritereve të përmendura në pikën 2.a) ose shtyhet në rastin kur vlerësimi nuk mund të kryhet në momentin që kërkohet, për arsyet e pikës 2a.
2.c APAAL njofton IAL për vendimin e marrë nga KA për kërkesën e paraqitur. Në rast mospranimi ose shtyrje, APAAL njofton IAL së bashku me argumentat përkatëse. Njoftimi nga APAAL bëhet brenda 3 muajve nga data e marrjes së kërkesës.
3.Afatet kohore të vlerësimit.
3.a Përcaktimi nga APAAL i afateve kohore të vlerësimit.
Një vlerësim i plotë në varësi të faktit nëse është në nivel institucional dhe/ose programesh, nga madhësia e institucionit, nuk duhet të zgjasë më pak se 3 muaj dhe më shumë se 2 vjet.
3.b Në çdo rast konkret, afatet kohore të vlerësimit të një njësie apo programi vendosen në bazë të kritereve të mësipërme nga APAAL.
3.c Shqyrtimi dhe miratimi i afateve kohore të vlerësimit nga KA.
3.d Njoftimi nga APAAL e titullarit të IAL për afatet kohore të vlerësimit.
4.Vlerësimi i Brendshëm
Vlerësimi i Brendshëm ose Vetëvlerësimi kryhet sipas afateve kohore të përcaktuara dhe të miratuara më parë nga KA dhe bazuar në Udhëzuesin për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (botim i APAAL).
Ky proces përbëhet nga:
4.a Ngritja e Grupit të Vetëvlerësimit.
4.b Trajnimi i Grupit të Vetëvlerësimit nga stafi i APAAL.
4.c Kryerja e procesit të vetëvlerësimit.
Procesi i vetëvlerësimit kryhet sipas Udhëzuesit për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Gjatë kësaj faze Grupi i Vetëvlerësimit qëndron në kontakt të vazhdueshëm me APAAL dhe asistohet në rast kërkese nga ana e tij.
4.d Hartimi i Raportit të Vetëvlerësimit
Në rast parregullsish gjatë Procesit të Vetëvlerësimit, APAAL vepron sipas kritereve të përcaktuar në Udhëzues për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
5.Vlerësimi i Jashtëm
Vlerësimi i Jashtëm kryhet sipas afateve kohore të përcaktuara dhe të miratuara më parë nga KA dhe bazuar në Udhëzuesin për Vlerësimin e Jashtëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (Botim i APAAL).
Ky proces përbëhet nga:
5.a Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm nga ana e APAAL.
5.b Njoftimi i njësisë nën vlerësim me përbërjen e Grupit të Vlerësuesve të Jashtëm dhe afatet kohore.
APAAL, kur e sheh të arsyeshme, merr parasysh ankesa të argumentuara që mund të ketë IAL për ndonjërin nga anëtarët e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm.
5.c Trajnimi i Grupit të Ekspertëve të Jashtëm nga stafi i APAAL dhe njohja e tij me raportin e vetëvlerësimit.
5.d Hartimi nga APAAL i programit të vizitës në vend.
APAAL njofton paraprakisht titullarin e institucionit për vizitën dhe programin që do të ndjekë Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
5.e Takimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me titullarin e IAL ku kryhet vlerësimi.
5.f Kryerja e proçesit te Vlerësimit të Jashtëm.
5.g Hartimi i draft-raportit të Vlerësimit të Jashtëm.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm harton draft-raportin e Vlerësimit të Jashtëm në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzuesin për Vlerësimin e Jashtëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
5.h Takimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me Grupin e Vetëvlerësimit.
6.Shqyrtimi i Vlerësimit nga KA.
Në fund të çdo Procesi Vlerësimi, APAAL përgatit dokumentacionin e plotë të vlerësimit që përmban:
7.Vazhdimësia e Vlerësimit (Follow-up)
8.E drejta e ankimimit
9.Shpallja dhe botimi i rezultateve të vlerësimit.