Standardet Europiane të Sigurimit të Cilësisë: 

Standarde dhe Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartëpdf

Standardet Shtetërore të Cilësisë:

·Vlerësimi dhe Akreditimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë.pdf
·Vlerësimi dhe Akreditimi i Programeve të Studimit të Ciklit të Parë të IAL. pdf
·Vlerësimi dhe Akreditimi i Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë të IAL. pdf
·Vlerësimi dhe Akreditimi i Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë të IAL. pdf

Shtojca Nr. 1. Kohëzgjatja minimale e programeve të studimit specializuese afatgjata në fushën e mjekësisëpdf
Shtojca Nr. 2 - Standarde dhe kritere specifikepdf
Standardet për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisëpdf
Urdhër nr 75  19.02.2013 Për miratimin e standardeve shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programevepdf


Standardet Shtetërore të Cilësisë janë hartuar në bazë dhe për zbatim të nenit 61, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në mbështetje të udhëzimeve të Sigurimit të Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë.
Ato ndihmojnë Institucionet e Arsimit të Lartë të vlerësojnë procedurat, rezultatet dhe potencialet e tyre. Ndarja në tre kapituj orienton Institucionet e arsimit të Lartë për përmbushjen e detyrave themelore (Programet e studimeve, politika shkencore, menaxhimi i institucionit) dhe i ndihmon ato në vlerësimin e sigurimit të brendshëm të cilësisë nga një këndvështrim strategjik. Nëpërmjet këtyre standardeve sa normative, aq edhe të mundshme për t’u zbatuar, institucioneve u mundësohet gjithë liria për t’u shprehur.Kjo paketë standardesh, e bazuar në logjikën e funksionimit i fton Institucionet e Arsimit të Lartë që ta pranojnë atë. Me një vlerësim të kryer siç duhet, institucioni do të ketë një vizion të përgjithshëm të funksionimit të tij dhe autonomi më të madhe në politikën e menaxhimit. Logjika mbi bazën e së cilës janë hartuar Standardet Shtetërore të Cilësisë dikton që ato të shpërndahen në të gjitha njësitë përbërëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë, me qëllim që në procesin e vetëvlerësimit të përfshihen, jo vetëm organet dhe autoritetet drejtuese të tyre. Kjo është edhe mundësi për të krijuar një rrymë dinamike që do të shtrojë para tyre nevojën e njohjes së praktikave kolektive të suksesshme dhe përdorimit të instrumenteve dhe metodave të vlerësimit të qëndrueshëm. Kështu, institucioni do të përdorë procesin e vetëvlerësimit për qëllimet e veta, si një mjet të vërtetë të matjes dhe progresit, për të treguar imazhin që do ta bëjë të dallohet midis institucioneve të tjera. Për më tepër, raporti i vlerësimit të brendshëm që do të ketë hartuar do t`i mundësojë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) të vlerësojë aftësinë e institucionit për të provuar që i plotëson detyrimet dhe përgjegjësitë e veta dhe është i vetëdijshëm për mundësitë e tij.