Programi i Transparencës APAAL (kliko për të hapur)

Data e regjistrimit të kërkesës
logo
PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
AGJENCINË PUBLIKE TË AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. APAAL do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së APAAL, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.aaal.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e APAAL është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së APAAL janë:
1.     “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.     Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: APAAL ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.     Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e APAAL dhe përkatësisht: Ligji nr. Nr. 9741, datë 21.5.2007 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar, Standartet shtetërore të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe në standardet dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë dhe atë ndërkombëtare të arsimit të lartë, Rregulloren e Sistemit të Akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, miratuar me Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar dhe Rregulloren e Brendshme të Funksionimit të APAAL.
4.     Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.     Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6.     Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.     Informacioni publik  pa kërkesë eshte:
-        i plotë;
-        i saktë;-        i përditësuar;-        i thjeshtë në konsultim;-        i kuptueshëm;-        lehtësisht i aksesueshëm;-        i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
 
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, APAAL ka vendosur në dispozicion të publikut në faqen e të internetit www.aaal.edu.al, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
§  Strukturën organizative të autoritetit publik;
§  Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
§  Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
§  Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
§  Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
§  Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
§  Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
§  Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
§  Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
§  Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të APAAL, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
§  APAAL, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
§  Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË
AGJENCIA PUBLIKE E AKREDITIMIT TE ARSIMIT TE LARTE
 
Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d


Rregullorja e jashtme
Rregullorja e brendshme
Organigrama
Pas botimit në fl/ zyrtare.
Përditësohet pas çdo akt emërimi.




Lidhje ne faqen zyrtare


Sektro i Sherbimit dhe Publikimit

Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b






Standardet europiane te cilesise
Standartet shteterore te cilesise
Ligji i arsimit te larte
Udhezime
Procedura




Pas miratimit zyrtar


Lidhje ne faqen zyrtare 1
Lidhje ne faqen zyrtare 2
Lidhje ne faqen zyrtare 3
Lidhje ne faqen zyrtare 4
Lidhje ne faqen zyrtare 5

Sektro i Sherbimit dhe Publikimit
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

 Programi i transparences


Lidhje ne faqen zyrtare 1

Lidhje ne faqen zyrtare 2

Lidhje ne faqen zyrtare 3

Lidhje ne faqen zyrtare 5

Koordinatori per informim
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç


Faqja zyrtare e APAAL



Lidhje ne faqen zyrtare 1

Lidhje ne faqen zyrtare 2

Sektori i Sherbimeve
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d




Rregullore e jashtme e sigurimit te cilesise
Rregullore e brendshme e APAAL

Pas Botimit ne fletroen zyrtare

Lidhje ne faqen zyrtare 1

Titullari i APAAL, KA
Sektori i sherbimeve
Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;
dokumentet me tregues performance

Neni7/1/

dh


Analiza vjetore
Raporte
Publikime



Lidhje ne faqen zyrtare 1
Lidhje ne faqen zyrtare 2
Lidhje ne faqen zyrtare 3

APAAL
Buxheti

Neni 7/1/e


Raporte 3 mujore
Raporte vjetore


Lidhje ne faqen zyrtare 1


Sektori i Sherbimeve
Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë


Raporte 3 mujore
Raporte vjetore





Njesia e Prokurimit
Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f


Nuk ka





SSA
SVPC
SSH
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj


nuk ka






Mbajtja e dokumentacionit nga APAAL

Neni 7/1/h


Rregullore e brendshme
Ligji per arkivat
Rregullore e administrimit te informacionit elektronik



Lidhje ne faqen zyrtare 1

Sektori i sherbimeve
Sektori i statistikave
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.



Neni 7/1/i


Faqja zyrtare



Lidhje ne faqen zyrtare 1

koordinatori per informim
Protokoll/Arkiva
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.



Neni 7/1/k


Informacione IAL Publike
Informacione IAL Private
Satusi i akreditimit IAL
Statusi i akreditimit Programe
Vendime te KA



Lidhje ne faqren zyrtare 1
Lidhje ne faqen zyrtare 2
Lidhje ne faqen zyrtare 3
Lidhje ne faen zyrtare 4
Lidhje ne faqen zyrtare 5

APAAL
Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l


Formulare
Procedura vleresimi
Procedura akreditimi
Indikatore
Statistika













Lidhje ne faqen zyrtare 1
Lidhje ne faqen zyrtare 2
Lidhje ne faqen zyrtare 3
Lidhje ne faqen zyrtare 4
Lidhje ne faqen zyrtare 5

APAAL

V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, APAAL vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aaal.edu.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”. 
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
APAAL


Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve (kliko për të hapur)


AGJENCIA PUBLIKE E AKREDITIMIT TE ARSIMIT TE LARTE


REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

VITI 2015



Nr.  (1)

Data e regjistrimit të kërkesës (2)



Objekti (3)





Data e kthimit të përgjigjes (4)

Statusi i   kërkesës (5)



Tarifa (6)







(Përmban edhe përmbledhje të kërkesës)

(Përmban edhe përmbledhje të përgjigjes)





1

05.03.2015

1. Kopje të vendimeve për pezullimin e kuotave të Doktoraturave për universitetet shtetërore dhe aktet e kontrollit lidhur me të metat, kriteret dhe standartet që nuk plotësohen nga to.


Dt. 16.03.2015:

Aktet nënligjore; Urdhër, Udhëzime apo Vendime të MAS janë kompetencë e tij.

Kthyer përgjigje


2. Kopje të propozimeve, urdhrave dhe vendimeve për miratimin e kuotave të Doktoraturave për UET si dhe urdhrin për akreditimin e UET, sipas profileve për Doktoraturat.



3. Kopje të udhëzimit të MAS ku përcaktohet raporti numëror udhëheqës/ doktorant të UET.



2

19.03.2015

1. Urdhrin nr 47, dt.05.02.2015(MAS)


Dt. 23.03.2015:


Konstatojmë se kërkesa nuk është në përputhje me formatin e miratuar në Urdhrin Nr.14, Dt.22.01.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale


Kthyer përgjigje



2. Vendim nr.13, dt.06.01.2015(KA)



3. Shkresë nr.150/1prot., dt.11.03.2013(APAAL)



4. Shkresë nr.150/3prot., dt.17.04.2013(APAAL)



5. Shkresë nr.150/8prot., dt.07.06.2013(APAAL)



6. Vendim nr.540, dt.09.05.2014(KA)



3

20.03.2015

1. Urdhrin nr 47, dt.05.02.2015(MAS)


Dt. 23.03.2015:

Konstatojmë se kërkesa nuk është në përputhje me formatin e miratuar në Urdhrin Nr.14, Dt.22.01.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale


Kthyer përgjigje



2. Vendim nr.13, dt.06.01.2015(KA)



3. Shkresë nr.3/3prot.,dt.07.03.2013(UET)



4. Shkresë nr.150/1prot., dt.11.03.2013(APAAL)



5. Shkresë nr.13/4prot., dt.15.04.2013(UET)



6. Shkresë nr.150/3prot., dt.17.04.2013(APAAL)



7. Shkresë nr.13/5prot., dt.27.05.2013(UET)



8. Shkresë nr.150/8prot., dt.07.06.2013(APAAL)



4.

01.04.2015



1. A është i licencuar dhe i akredituar programi i studimit Msc Administrim Publik me profil Pushtet Ekzekutiv ( Universiteti Privat Albanian University ).




Dt.09.04.2015


1. Ky program studimi është licensuar me VKM Nr.56, Dt.21.01.2009. Në APAAL, nuk ka patur kërkesë për nisjen e procedurave të akreditimit nga IAL.

2. Në bazë të Ligjit Nr. 9741, dt.21.05.2007, institucioni që përcakton vlefshmërinë e Diplomave në RSh është MAS.




Kthyer përgjigje





2. A janë të vlefshme diplomat e këtij programi studimi të lëshuara nga ky IAL.



5.

08.04.2015







1. A është i akredituar apo në proces akreditimi programi SPA në Stomatologji me profil Kirurgji Orale ( Universiteti Aldent ).


Dt. 08.04.2015:


- Konstatojmë se kërkesa nuk është në përputhje me formatin e miratuar në Urdhrin Nr.14, Dt.22.01.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

- Informacionet për programet e studimit të ofruara nga IAL-të dhe statusin aktual të tyre mund t'i gjeni dhe në faqen zyrtare të APAAL, www.aaal.edu.al



Kthyer përgjigje



6.

15.04.2015

1. Kërkohet të tërhiqet dokumentacioni për përmbajtjen e programit të studimit DP 2-vjeçare Teknik Imazherie, Kolegji Profesional Privat MEDICOM





Kthyer pergjigje




AGJENCIA PUBLIKE E AKREDITIMIT TE ARSIMIT TE LARTE


REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Viti 2016



Nr.

Data e regjistrimit të kërkesës



Objekti



Data e kthimit të përgjigjes

Statusi i   kërkesës



Tarifa



1

12.01.2016

1. Kërkohet interpretim i statusit të akreditimit të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë dhe programit Bsc në Drejtësi, të ofruar nga ky IAL.


Dt. 13.01.2016:

IAL është licensuar me VKA nr.177, dt.19.02.2009 dhe akredituar me UMASh Nr.124, dt.29.03.2012. Kurse programi Bsc në Juridik është licensuar me UMASh Nr.225, dt.04.06.2013 dhe akredituar me UMAS Nr.344, dt. 19.09.2015.

Kthyer përgjigje



2

03.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit të studimit në Drejtësi (4 vjet) ofruar nga IAL ShLUJ Luarasi.


Dt. 18.03.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.611, dt.11.09.2003 dhe është akredituar me UMASh Nr.71, dt.18.02.2008.

Kthyer përgjigje



3

07.03.2015

1. Kërkohet informacion për ecurinë e procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të IAL Universiteti Privat Albanian University.

2. Kërkohet informacion mbi njohjen e diplomave të lëshuara nga kjo IAL.


Dt. 08.03.2016:

1. Procesi i akreditimit institucional dhe i programeve ka rifilluar pas procesit të riorganizimit të IAL në bazë të UMAS Nr.52, dt.05.02.2016.

2. Në lidhje me verifikimin e diplomave të lëshuara, kjo kompetencë është vetëm e MAS.

Kthyer përgjigje



4

18.03.2016

1. Kërkesë për konfirmimin e akreditimit të programit të specializimeve afatgjata në Orthodonci ofruar nga IAL UP Albanian University.


Dt. 18.03.2016:

Programi është në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, vijuar pas procesit të riorganizimit i finalizuar me UMAS Nr.52, dt.05.02.2016.

Kthyer përgjigje



5

24.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit të ciklit të tretë Doktoratë në Shkenca Juridike, profili E drejtë civile, ofruar nga IAL UET.


Dt. 29.03.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMAS Nr.503, dt.07.10.2011 dhe është akredituar me UMAS Nr.47, dt.05.02.2015.

Kthyer përgjigje



6

30.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Msc Stomatologji, ofruar nga IAL UP Albanian University.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.197, dt.10.04.2004 dhe është akredituar me UMASh Nr.388, dt.23.07.2010.

Kthyer përgjigje



7

30.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Bsc Infermieri e përgjithshme, ofruar nga IAL KPP Medicom.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.797, dt.22.07.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.422, dt.01.09.2011.

Kthyer përgjigje



8

30.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Bsc Art vokal me profik Kanto Klasike, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.178, dt.10.03.2010 dhe është akredituar me UMASh Nr.246, dt.11.06.2013.

Kthyer përgjigje



9

31.03.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Msc Psikologji Këshillimi Klinik, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.12, dt.17.01.2012 dhe është akredituar me UMASh Nr.329, dt.15.08.2013.

Kthyer përgjigje



10

04.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit të ciklit të tretë Doktoratë në Shkenca Ekonomike, profili Menaxhim i sistemeve të informacionit, ofruar nga IAL UET.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.503, dt.07.10.2011 dhe është akredituar me UMAS Nr.47, dt.05.02.2015.

Kthyer përgjigje



11

04.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit të ciklit të dytë Msc në Drejtësi, ofruar nga IAL UNYT


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.939, dt.03.09.2001 dhe është akredituar me UMASh Nr.341, dt.28.08.2013.



Kthyer përgjigje



12

04.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit të ciklit të tretë Doktoratë në Shkenca Sociale, profili Psikologji-Pedagogji, ofruar nga IAL UET.



Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.503, dt.07.10.2011 dhe është akredituar me UMAS Nr.47, dt.05.02.2015.

Kthyer përgjigje



13

04.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Bsc Psikologji pune, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 04.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.1134, dt.05.08.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.552, dt.14.11.2011.

Kthyer përgjigje



14

05.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Bsc Infermieri, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 05.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me shkresë të MASh Nr.3890/1, dt.01.12.2006, është akredituar me  kusht

me UMASh Nr.395, dt.26.11.2009 dhe është akredituar plotësisht me UMASh Nr.186, dt.25.04.2011.

Kthyer përgjigje



15

06.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit të ciklit të tretë Doktoratë në Shkenca Juridike, profili E drejtë ndërkombëtare, ofruar nga IAL UET.


Dt. 06.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.503, dt.07.10.2011 dhe është akredituar me UMAS Nr.47, dt.05.02.2015.

Kthyer përgjigje



16

06.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit Msc Stomatologji, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 06.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.761, dt.06.12.2005 dhe është akredituar me UMASh Nr.326, dt.12.07.2011.

Kthyer përgjigje



17

06.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Fizioterapi, ofruar nga IAL Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës.


Dt. 06.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.259, dt.27.02.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.209, dt.12.05.2011.

Kthyer përgjigje



18

07.04.2016

1. Kërkohet informacion në lidhje me akreditimin e programit Bsc Drejtësi, ofruar nga ShLUJ Justiniani I.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.156, dt.15.03.2006 dhe është akredituar me UMASh Nr.228, dt.22.07.2009.

Kthyer përgjigje



19

07.04.2016

1. Kërkohet informacion në lidhje me akreditimin e programit Msc Drejtësi, ofruar nga ShLUJ Justiniani I.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.174, dt.19.12.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.386, dt.23.07.2010.

Kthyer përgjigje



20

07.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit

MP Shëndet publik dhe menaxhim spitalor, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.563, dt.28.05.2009, është akredituar me  kusht

me UMASh Nr.239, dt.31.10.2011 dhe është akredituar plotësisht me UMASh Nr.37, dt.01.02.2013.

Kthyer përgjigje



21

07.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të programit MP Marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, profili Studime amerikane, ofruar nga IAL UET.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.74, dt.21.01.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.68, dt.14.02.2011.

Kthyer përgjigje



22

07.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Shkenca politiko-administrative, ofruar nga UP Albanian University.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me shkresë të MASh Nr.8981prot, dt.27.12.2005 dhe është akredituar me UMASh Nr.541, dt.01.12.2010.

Kthyer përgjigje



23

07.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Administrim publik, profili Politka publike dhe BE, ofruar nga UP Albanian University.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.56, dt.21.01.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.499, dt.18.10.2012.

Kthyer përgjigje



24

11.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Laborant mjekësor, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 11.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.563, dt.28.05.2009. APAAL disponon VKA Nr.352, dt.13.07.2012 por jo Urdhërin përfundimtar të MASh për akreditimin e programit.

Kthyer përgjigje



25

11.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Mësuesi për arsimin fillor, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.795, dt.22.07.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.486, dt.18.10.2012.

Kthyer përgjigje



26

11.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi arkeditimin e programit Msc Farmaci, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.761, dt.06.05.2011, është akredituar me  kusht

me UMASh Nr.76, dt.09.04.2009 dhe është akredituar plotësisht me UMASh Nr.393, dt.29.07.2010.

Kthyer përgjigje



27

11.04.2016

1. Kërkohet informacion për akreditimin e programit Msc Psikologji klinike, ofruar nga UP Albanian University.


Dt. 19.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.597, dt.28.05.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.327, dt.07.08.2012.

Kthyer përgjigje



28

12.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Menaxhim në shëndet publik, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 14.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.380, dt.05.08.2011 dhe është akredituar me UMASh Nr.35, dt.01.02.2013 me emërtimin Menaxhim dhe koordinim i shërbimeve shëndetësore e infermieristike në shëndet publik. Me UMASh Nr.90, dt.27.02.2013 emërtimi ka ndryshuar në Msc Menaxhim në shëndet publik.

Kthyer përgjigje



29

12.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Psikologji shkollore, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 14.04.2016:


Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.1134, dt.05.08.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.552, dt.14.11.2011.

Kthyer përgjigje



30

12.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Arkitekturë dhe dizajn urban, ofruar nga Universiteti Polis.


Dt. 19.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.698, dt.11.10.2006, është

riorganizuar me UMASh Nr.102, dt.24.04.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.227, dt.22.07.2009.

Kthyer përgjigje



31

12.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Financë bankë, profili Banka dhe tregje financiare, ofruar nga UET.


Dt. 19.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.74, dt.21.01.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.68, dt.14.02.2011.

Kthyer përgjigje



32

13.04.2016

1. Kërkohet informacion në lidhje me akreditimin e IAL Universiteti Aldent dhe akreditimin e programit Msc Stomatologji, ofruar nga ky institucion.


Dt. 19.04.2016:

1. IAL Universiteti Aldent është licensuar me VKM Nr.673, dt.27.09.2006 dhe është akredituar me UMASh Nr.111, dt.11.03.2016.

2. Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.257, dt.27.02.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.240, dt.26.05.2011.

Kthyer përgjigje



33

18.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Farmaci, ofruar nga Universiteti Privat Albanian University.


Dt. 21.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me Shkresë të MASh Nr.5663prot, dt.01.09.2005, është riorganizuar me UMASh Nr.226, dt.21.07.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.462, dt.14.10.2010.

Kthyer përgjigje



34

18.04.2016

1. Kërkohet informacion në lidhje me akreditimin e programit Bsc Drejtësi, ofruar nga ShLUJ Justicia.


Dt. 21.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.671, dt.27.09.2006, është riorganizuar me UMASh Nr.103, dt.24.04.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.200, dt.09.04.2010.

Kthyer përgjigje



35

20.04.2016

1. Kërkohet informacion në lidhje me akreditimin e programit Bsc Laborant dentar, ofruar nga Universiteti Aldent.


Dt. 25.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.673, dt.27.09.2006, është akredituar për herë të parë me UMASh Nr.225, dt.21.07.2009 dhe është riakredituar me UMASh Nr.102, dt.08.03.2016.

Kthyer përgjigje



36

20.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Elektronikë, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 25.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me Shkresë të MASh Nr.3890/1prot, dt.01.12.2006, është akredituar me kusht me UMASh Nr.359, dt.26.11.2009 dhe është akredituar plotësisht me UMASh Nr.186, dt.25.04.2011.

Kthyer përgjigje



37

20.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Financë, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 25.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.287, dt.28.04.2010 dhe është akredituar me UMASh Nr.420, dt.01.09.2010.

Kthyer përgjigje



38

21.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Arkitekturë, ofruar nga Universiteti Epoka.


Dt. 29.04.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.281, dt.12.03.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.260, dt.07.06.2011.

Kthyer përgjigje



39

26.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Infermieri e përgjithshme, ofruar nga ShLUP Universiteti Planetar i Tiranës.


Dt. 03.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.911, dt.26.08.2009 dhe është akredituar me UMASh Nr.328, dt.07.08.2012.

Kthyer përgjigje



40

06.05.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit të studimit Msc i integruar në Mjekësi, ofruar nga Universiteti Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë.


Dt. 06.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.576, dt.27.08.2004, është akredituar për herë të parë me UMASh Nr.375, dt.18.10.2007 dhe është riakredituar me UMASh Nr.337, dt.16.09.2015.

Kthyer përgjigje



41

29.04.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit MP Dizajn arkitektonik dhe parametrik, ofruar nga Universiteti Polis.


Dt. 11.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.406, dt.26.05.2010, është riorganizuar me UMASh Nr.588, dt.20.12.2010 dhe është akredituar me UMASh Nr.250, dt.14.06.2013.

Kthyer përgjigje



42

03.05.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Psikologji këshillimi klinik, ofruar nga ShLUJ Universiteti Kristal.


Dt. 11.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh Nr.12, dt.17.01.2012 dhe është akredituar me UMASh Nr.329, dt.15.08.2013.

Kthyer përgjigje



43

03.05.2016

1. Kërkohet informacion mbi arkeditimin e programit Msc Arkitekturë, ofruar nga Universiteti Privat Albanian University.


Dt. 11.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me Shkresë të MASh Nr.8981prot, dt.27.12.2005 dhe është akredituar me UMASh Nr.445, dt.01.10.2005.

Kthyer përgjigje



44

03.05.2016

1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Financë bankë, ofruar nga IAL Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës.


Dt. 11.05.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM Nr.259, dt.27.02.2008 dhe është akredituar me UMASh Nr.404, dt.18.08.2011.

Kthyer përgjigje



45 06.05.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Financë - bankë, ofruar nga Universiteti Privat Albanian University.
Dt. 14.06.2016:

Programi i studimit është licensuar me Shkresë të MASh Nr.8981prot, dt.27.12.2005 dhe është akredituar me kusht me UMASh Nr.355, dt.03.11.2009, akreditiuar plotësisht me UMASh Nr.541, dt.01.12.2010.

Kthyer përgjigje  
46 31.05.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Informatikë, ofruar nga ShLUJ Kristal.
Dt. 03.06.2016:

Programi i studimit është licensuar me Shkresë të MASh Nr.3890/1prot, dt.01.12.2006 dhe është akredituar me kusht me UMASh Nr.395, dt.26.11.2009, akreditiuar plotësisht me UMASh Nr.186, dt.25.04.2011.

Kthyer përgjigje  
47 13.06.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Bsc Menaxhim biznesi, ofruar nga UET.
Dt. 20.06.2016:


Programi i studimit është licensuar me VKM  Nr.255, dt.27.02.2008, është akredituar me UMASh Nr.246, dt.24.07.2009 dhe ri-akreditiuar me UMAS Nr.159, dt.07.04.2016.

Kthyer përgjigje  
48 15.06.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc Psikologji profili, Psikologji këshillimi, ofruar nga UET.
Dt. 20.06.2016:


Programi i studimit është licensuar me UMASh  Nr.452, dt.14.09.2011, është akredituar me UMASh Nr.54, dt.06.02.2013.

Kthyer përgjigje  
49 07.07.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit Msc E drejtë civile dhe tregtare, ofruar nga ShLUJ Luarasi.
Dt. 08.07.2016:


Programi i studimit është licensuar me VKM  Nr.490, dt.23.06.2010 dhe është akredituar me UMASh Nr.323, dt.15.08.2013.

Kthyer përgjigje  
50 19.07.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit MP Edukim profili, Mësimdhënia dhe të nxënit, ofruar nga ShLUP Marin Barleti.
Dt. 19.07.2016:

Programi i studimit është licensuar me UMASh  Nr.549, dt.11.11.2011, është akredituar me VKA Nr.54, dt.29.06.2015, i shpallur me VKA Nr.54/1, dt.02.11.2015.

Kthyer përgjigje  
51 26.07.2016 1. Kërkohet informacion mbi akreditimin e programit të studimit Msc Odontoiatri dhe proteza dentare, ofruar nga Universiteti Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë.
Dt. 29.07.2016:

Programi i studimit është licensuar me VKM  Nr.567, dt.27.08.2004, është akredituar me UMASh Nr.375, dt.18.10.2007 dhe ri-akreditiuar me UMAS Nr.315, dt.03.09.2015.

Kthyer përgjigje  


AGJENCIA PUBLIKE E AKREDITIMIT TE ARSIMIT TE LARTE


REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Viti 2017

Nr.

Data e regjistrimit të kërkesës



Objekti



Data e kthimit të përgjigjes

Statusi i   kërkesës



Tarifa



1

17.01.2017

1. Kërkohet informacion mbi licencimin e UP Albanian University dhe akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë në Stomatologji ofruar nga ky institucion.



Dt. 23.01.2017:

IAL është licensuar me VKM nr.197, dt.10.04.2004. Kurse programi MSc në Stomatologji është licensuar me VKM nr.197, dt.10.04.2004; riorganizuar me UMASh nr.197, datë 07.04.2010 dhe akredituar me UMASh nr.388, dt. 23.07.2010.





Kthyer përgjigje



2

20.01.2017

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të IAL Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST).



Dt. 23.01.2017:

Aktualisht UST është në proces të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit institucional me agjencinë britanike të sigurimit të cilësisë QAA, sipas parashikimeve të kontratës që MAS ka nënshkruar me këtë Agjenci.





Kthyer përgjigje



3

20.01.2017

1. Kërkohet informacion për akreditimin e programit të studimit Master Profesional në Mbrojtja e Bimëve dhe Fitofarmacia (kohë e pjesshme), ofruar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.



Dt. 30.01.2017:

APAAL nuk ka kryer ndonjë proces akreditimi për këtë program studimi ofruar nga ky IAL.



Kthyer përgjigje



4

23.01.2017

1. Kërkohet informacion mbi statusin e akreditimit të IAL Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT).



Dt. 23.01.2017:

Aktualisht UMT është në proces të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit institucional me agjencinë britanike të sigurimit të cilësisë QAA, sipas parashikimeve të kontratës që MAS ka nënshkruar me këtë Agjenci.



Kthyer përgjigje



5

10.02.2017

1. Kërkohet informacion mbi licencimin e ShLUP Universiteti Kristal dhe akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë në Menaxhim Biznesi ofruar nga ky institucion.



Dt. 14.02.2017:

IAL është licensuar me VKM nr.761, dt.06.12.2005 dhe i hiqet licenca me VKM nr.539, datë 06.08.2014. Kurse programi BSc në Menaxhim Biznesi është licensuar me VKM nr.761, dt.06.12.2005; akredituar me kusht sipas UMASh nr.395, datë 26.11.2009 dhe janë hequr kushtet me UMASh nr.156, dt. 14.04.2011.



Kthyer përgjigje



6

03.02.2017

1. Kërkohet informacion mbi licencimin e ShLUP Justicia dhe akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë në Drejtësi ofruar nga ky institucion.



Dt. 14.02.2017:

IAL është licensuar me VKM nr.671, dt.29.09.2006. Kurse programi BSc në Drejtësi është licensuar me VKM nr.671, dt.29.09.2006; riorganizuar me UMASh nr.103, datë 24.04.2009 dhe akredituar me UMASh nr.200, datë 09.04.2010.



Kthyer përgjigje



7

20.02.2017

1. Kërkohet informacion mbi licencimin e UP Epoka dhe akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë në Financë-Bankë ofruar nga ky institucion.



Dt. 21.02.2017:

IAL është licensuar me VKM nr.281, dt.12.03.2008 dhe akredituar me UMASh nr.260, datë 07.06.2011. Kurse programi BSc në Financë-Bankë është licensuar me VKM nr.281, dt.12.03.2008; riorganizuar me UMASh nr.312, datë 27.07.2012 dhe akredituar me UMASh nr.260, datë 07.06.2011.



Kthyer përgjigje















































































Shkurtimet:

§  MAS (MASh)             Ministria e Arsimit dhe Sportit (Ministria e Arsimit dhe Shkencës)

§  APAAL                      Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë

§  KA                              Këshilli i Akreditimit

§  RSh                             Republika e Shqipërisë

§  VKM                           Vendim i Këshillit të Ministrave

§  IAL                             Institucion i Arsimit të Lartë

§  UET                            Universiteti Europian i Tiranës

§  ShLUP                        Shkollë e Lartë Universitare Private

§  ShLUJ                         Shkollë e Lartë Universitare, Jopublike

§  ShLP                           Shkollë e Lartë Private

§  SPA                             Specializim Afatgjatë

§  Msc                             Master of Science (Master i Shkencave)

§  DNP                            Diplomë e Nivelit të Parë

§  DIND                          Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë

§  AL                               Arsimi i Lartë



Shënim:

§  Regjistri përditësohet çdo tre muaj (në rastet kur një kërkesë është objekt i dy ose më shumë kërkuesëve, ajo nuk regjistrohet me numër rendor të ri në këtë regjistër).

§  Të dhënat personale anonimizohen në përputhje me Ligjin Nr.9887, Datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Koordinatori për të drejtën e informimit (kliko për të hapur)

 
Cdo informacion në lidhje me APAAL/KA dhe aktivitetin e tyre ju e gjeni të pershkruar në programin e transparencës së APAAL. Nëse ju nuk keni gjetur informacionin e kërkuar, mund të na kontaktoni në 4 forma komunikimi (ne APAAL, elektronike, postare, telefon)

Z. Niko Hyka
  Email:       Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 
  Tel:           04 2 266302
  Adresa:     Rruga e Durrësit, Prane Gjim. Qemal Stafa, Tiranë
  Orari:        E Hënë - E Enjte 10:00 - 15:00
                   E Premte              10:00 - 13:00
Kërkesa për informim në APAAL dhe procedura e përgjigjeve
1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij LDI
2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim (në rast se aplikimi kryhet në APAAL ose në rrugë elektronike).
3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
6. Në rast se kërkohet informacion në rrugë postare, duhet te plotësoni formatin e miratuar  në Urdhërin nr.14, të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, datë 22.01.2015, “Për miratimin e programit model të transapencës”. (shkarko kërkesën)
7. Në qoftë se kërkesa e paraqitur në APAAL nuk është sipas formatit, në çdo rast do të kërkohet riformulimin e saj në përputhje me parashikimet e pikave 1-6.