Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 92 datë 03.09.2010

Për shqyrtimin e vlerësimit Institucional të Fakultetit Laborant i Lartë Dentar dhe të Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë në “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit Laborant i Lartë Dentar dhe të Programit të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”, të kryer në periudhën Qershor – Korrik 2010, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, për Fakultetin Laborant i Lartë Dentar dhe Programin e Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në ”Laborant i Lartë Dentar”, vëren se ka mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe, për këtë qëllim, përpara marrjes së Vendimit për Akreditim, Institucioni duhet të plotësojë këto KUSHTE:
1. Të plotësohen stukturat akademike të Fakultetit sipas legjislacionit.
2. Të hartohet “Rregullorja e Praktikës profesionale” dhe të nënshkruhen Marrveshjet e Bashkëpunimit ndërmjet SHLUP dhe Laboratorëve të fushës përkatëse.
3. Të hartohen procedurat për vlerësimin/kontrollin e dijeve, për vlerësimin e studentëve gjatë zhvillimit të lëndës dhe reflektimin e këtij vlerësimi në notën përfundimtare.
4. Të përmirësohen syllabuset e lëndëve Gjuhë Angleze dhe Implantologji.
5. Të përcaktohen qartë procedurat e transferimit të studentëve, sipas standardeve dhe akteve ligjore.
6. Të pajiset salla e informatikës me internet dhe të pasurohet fondi i Bibliotekës me literaturë bashkëkohore në funksion të programit të studimit.
7. Të unifikohen Regjistrat dhe dokumentat e tjerë.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për akreditim.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT