Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar
KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 445, datë 03.05.2013

Për Programet e Integruara të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   STOMATOLOGJI

2.   FARMACI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike, "Medikadent", bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:


1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Stomatologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Farmaci”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Stomatologji
                                                       të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Farmaci
                                                       të hapet
 
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT